Edi Rama ka folur për koalicionet me LSI duke theksuar se bomba që i ndau ishte pikërisht Reforma në Drejtësi. Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS, thekson që LSI ka qëllim të rritet në kurriz të tjetrit, qoftë PS apo PD dhe të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng një nga të mëdhenjtë. Rama shton se nuk pendohet për koalicionin në mandatin e parë dhe nuk i heq asnjë presje gjithçkaje ka bërë me LSI.

Rama: Kam qenë partizan i bashkimit me LSI, it ë majtës me dy shpirtra që u krijua nga një carje e madhe e PS. Kam besuar që kjo ishte rruga e duhur për të krijuar një rol të fuqishëm qeverisës dhe ajo që kam mësuar ka qenë që të dyja herët problemi është zmadhuar derisa është bërë eksploziv si një rezultat i një fakti të thjeshtë. PS dhe PD, porn ë radhë të parë PS është një parti e madhe që përtej të gjitha zakoneve të këqija që janë pjesë e një organizmi të çdo partie ka përgjegjësinë qeverisëse në opozitë apo pushtet. LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse.

Lsi do të jetë pjesë e qeverisë për tu rritur në kurriz të shtetit dhe bomba që hodhi në erë koalicionet me LSI ka qenë reforma në drejtësi. E dini që ndarja është bërë e pariparueshme për një arsye të thjeshtë se LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë. Është krijuar për këtë. Ka lindur si një forcë hakmarrëse për arsye që kanë legjimitetin e e tyre. Ka përfituar nga një boshllëk i krijuar nga vetë PS dhe është rritur në kurriz të PS dhe PD. LSI është e krijuar për këtë. Është një organizatë e cila funksion vetëm me këtë parim njësoj si qelizat e kancerit për të cilat thuhet se rriten pa qëllim dhe në fakt shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që ka.

Me LSI nuk ka mundësi të bëhet më shumë se c’kemi bërë në mandatin e parë. Patjetër që nuk i heq asnjë presje atyre që kam bërë më parë, kam qenë partizan dy herë i bashkimit me LSI dhe falë atij koalicione kemi bërë shumë gjëra. Mund të kishim bërë shumë më tepër dhe kemi dhënë atë që cdo parti detyrohet të japin me LSI, një pjesë të shpirtit. Do detyrohesh ta pranosh ndryshe s’bën dot as atë pjesë të gjërave që nuk ke arsye përse të vazhdosh të qeverisësh. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re