Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino ka folur në Euronews Albania për virusin i cili ka ngjallur mjaft shqetësim në mbarë botën, Metapneumovirusin njerëzor.
Ajo tregon se është prekur nga ky virus vitin e kaluar për të cilin mori një trajtim të veçantë.
Është e rëndësishme të thuhet se është një virus që qarkullon por nuk identifikohet vazhdimisht, jo vetëm tek ne por në gjithë botën”, tha Bino.
E pyetur se pse Kina po identifikon një rritje të metapneumovirusit në krahasim me viruset e tjera, ajo shprehet se Kina ka vendosur një sistem mbikqyrje shumë strikte në lidhje me identifikimin e shkaqeve të çdo pneumonie.
Ndër të tjera ajo shton se metapneumovirusi nuk ka aftësi për të shkaktuar pandemi, vetëm pneumoni në individë të caktuar.