Gjykata e Posaçme këtë të premte ka vendosur që të lërë në arrest shtëpie, Kristi Agalliun të akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Aglliun, me dyshimin se flet në telefon me një person tjetër për  blerjen e katër votave në këmbim të 100 mijë lekëve.

Ndërkohë në gjykatë 52 vjeçari deklaroi se nuk mban mend për çfarë ka biseduar pasi ndodhej në një lokal dhe ka qene në gjendje të dehur.

LEXO EDHE: Bie ‘çmimi’, tani një votë 25 mijë lekë/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, një tjetër ndiqet në gjendje të lirë

Arrestimi i Agalliut u bë dy ditë më parë ku përmes një video që u publikua në media dukej sesi po bënte pazar për shitblerje votash. Ai i premtoi 15 mijë lekë për 4 vota qytetarit Agron Duros.

52 vjeçari Agalliu është koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë të cilit i thoshte se do sillte votues nga Kuçova drejt Tiranës.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është hetuar në gjendje të lirë edhe shtetasi Agron Duro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re