Instruktori i karatesë, Murat Basha, përmes një postimi në facebook, ka lajmëruar miqtë dhe dashamirësit e tij se pas infektimit me Covid më datën 22 korrik dhe shtrimit në spital, ditën e sotme është rikthyer në shtëpi.

Gjëndja shëndetësore e Bashës është përmirësuar ndjeshëm dhe rreziku tashmë ka kaluar. Në fund të prononcimit të tij mësuesi i karatasë thekson se virusi nuk është shaka dhe këshillon të gjithë të bëjnë kujdes.

Postimi i plotë i Murat Bashës: Miq.Nga dt 22 Korrik, në betejë me Covid. Disa ditë në spital, së fundi jam në shtëpi. Prandaj nuk kemi komunikuar gjithë këtë kohë.Bëni kujdes se nuk është shaka. Falmnderit të gjithëve që jeni interesuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re