Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme ka qenë e pranishme në Forumin Ekonomik të Tiranës.

Gjatë fjalës së saj ajo deklaroi se ka shumë shpresë tek Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, por duhet rrezikuar e sakrifikuar, duke vazhduar me reformat në luftën kundër korrupsionit.

Sipas Yuri Kim, shqetësimi i SHBA-ve mbetet korrupsioni në sistemin gjyqësor dhe  në politikë.

“Kam shumë shpresë te Shqipëria dhe rajoni, por nuk është pa rrezik dhe sakrifica gjatë rrugës. Me reforma të vazhdueshme, veçanërisht në luftimin e korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë, gjërat mund të ndryshojnë, dhe do të shohim më shumë mundësi për Shqipërinë, si dhe për të gjithë rajonin”, shkruan Kim.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re