Besmir Limani, është një nga mijërat tifozat kuq e zi që ka ardhur në Shqipëri për të parë nga afër ndeshjen me Çekinë.

 

Në një lidhje live me emisionin “Vizioni i Pasdites” Limani i cili ka ardhur nga Zvicra, ka deklaruar se ai feston sot tre gëzime.

 

Sot në ditëlindjen e tij, luan kombëtarja shqiptare, çka i jep  mundësinë për të takuar shumë bashkëkombas të tjerë. Përveç këtyre, tifozi sot mori edhe “dritën jeshile” për tu pajisur me pasaportë shqiptare, të cilën e ka pritur gjatë.

 

“Gëzimi i parë ështrë që luan kombëtarja dhe takoj shqiptarërt kudo që janë. Gëzimi i dytë është që unë kam ditëlindjen sot. Gëzimi i tretë është që kam marrë dritën jeshile të marrjes së nënshtetësisë shqiptare.

 

Është një gëzim i madh që e ëndërroj dhe do kem diccka që tja u trashëgoj gjeneratave të tjera. Ne jemi shqiptarë dhe duhet ta mbajmë të bashkuar”, tha ai. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re