Stephen Hawking e filloi ashtu siç e fillon një gjeni zakonisht.

Një karrierë e mirë shkencore, departamente, studentë dhe artikuj e prisnin atë. Pasi u zbulua që i riu vuante nga njëi sëmundje e rëndë dhe i kishin mbetur vetëm pak vite jetë. Stephen doli të ishte më kokëfortë sesa sëmundja – më 8 janar 2015 ai mbushi 73 vjeç.

Ai është pothuajse plotësisht i paralizuar, por truri i tij vazhdonte të punonte. Nga koka e tij, siç nga një univers tjetër te i yni, duke anashkaluar trupin, zbulimet, librat dhe një qëndrim ironik ndaj jetës teleportoheshin në ekranin e kompjuterit.

Ne kemi mbledhur për kënaqësinë e lexuesve tanë disa citate të personit shembull që nuk dorëzohet kurrë. Na thoni cila ju emocionoi😊 më së shumti.

Kam vërejtur se edhe ata njerëz që pretendojnë se gjithçka është e shkruar dhe se asgjë nuk mund të bëhet në lidhje me këtë, shikojnë anash para se të kalojnë rrugën.

Nuk kam ide se cili është koeficienti im i inteligjencës. Ata që janë të interesuar për IQ-në e tyre janë thjesht dështakë.

Njeriu është e vetmja kafshë që e di se vdekja e pret dhe e vetmja që dyshon në vërtetësinë e saj.

Mundësia për të vdekur herët më bëri të kuptoj se jeta ia vlen të jetohet.

Qëllimi im është shumë i thjeshtë: Unë dua të kuptoj Universin, pse është rregulluar ashtu siç është dhe pse jemi këtu.

Ne jemi thjesht pasardhës të evoluar të majmunëve në një planet të vogël me një yll të shquar. Por ne kemi një shans për të kuptuar Universin. Kjo është ajo që na bën të veçantë.

Astrologët janë mjaft të zgjuar për të bërë parashikimet e tyre aq të paqarta sa që mund t’i atribuohen çdo rezultati.

Gjithë jetën time kam qenë i mahnitur me pyetjet kryesore me të cilat duhet të përballemi dhe jam përpjekur të gjej një përgjigje shkencore për to. Ndoshta kjo është arsyeja pse kam shitur më shumë libra për fizikën sesa Madonna për seksin.

Atje ku ka jetë, ka shpresë.

Jam i bindur që shkenca dhe kërkimi janë më të këndshme sesa të bësh para.

Ëndrra ime e vërtetë është të shkruaj një libër që do të shitet në kioska në aeroport. Por për këtë, duket se botuesi do të duhet të vendosë një grua të zhveshur në kopertinë.

Më duket se viruset kompjuterikë duhen parë si një formë e jetës. Kjo thotë shumë për natyrën njerëzore: e vetmja formë e jetës që kemi krijuar deri më tani është vetëm shkatërruese. Ne e krijojmë jetën në imazhin dhe ngjashmërinë tonë.

Mund të them me besim se ne nuk jemi vizituar ende nga turistë nga e ardhmja.

Armiku kryesor i dijes nuk është injoranca, por iluzioni i dijes.

Dikush më tha se çdo ekuacion që përfshij në libër i përgjysmon shitjet e tij.

Shfletimi i internetit është një ide po aq e pamend sa ndërrimi i vazhdueshëm i kanaleve televizive.

Nuk jam i sigurt nëse raca njerëzore do të jetojë edhe një mijë vjet të tjera nëse nuk gjen një mënyrë për të shpëtuar në hapësirë. Ka shumë skenarë se si mund të vdesë e gjithë jeta në një planet të vogël. Por unë jam optimist. Ne patjetër do të arrijmë yjet.

Nga të gjitha sistemet që kemi, më të ndërlikuarit janë trupat tanë.

Shkenca nëpër shkolla shpesh mësohet në një mënyrë të thatë dhe jointeresante. Fëmijët mësohen të mësojnë përmendësh mekanikisht në mënyrë që të kalojnë provimin dhe nuk e shohin lidhjen midis shkencës dhe botës përreth tyre.

Jeta do të ishte shumë tragjike nëse nuk do të ishte aq qesharake.

Është shumë e rëndësishme thjesht të mos dorëzohesh.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re