Pika me e forte e Samsung Galaxy S do te jete cilesia e kamerës. Zërat qarkullojnë në mediat koreane. Sipas tyre Samsung po kërkon të ndërtojë një kamerë me çip të integruar.
 
Avantazhi i memories në çip është që aparati fotografik mund të ruajë shumë pamje shumë shpejt – mjaftueshëm për të xhiruar 1.000 FPS ose më shumë për video të ngadalta. Nëse ato ruhen në RAM-in kryesor, procesi do të jetë shumë i ngadalshëm, kështu që Sony, i pari qe e ka eksperimentuar nje gje te tille, ka ndërtuar një çip me tre nenivele.
 
Dizajni i Samsung thuhet se është paksa i ndryshëm. Përdor një çip tradicional të dy shtresave në të cilin është lidhur një çip DRAM. Me sa duket kjo është për të shmangur cenimin e patentave të caktuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re