Pas kontratës për ndërtimin e qendrës së monitorimit të trafikut tashmë ka kaluar edhe ajo për mbikëqyrjen e kësaj vepre.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua tashmë kalimi i kësaj hallke duke i hapur kështu rrugë ecurisë së punimeve.

Ndërtimi i qendrës së monitorimit të trafikut është një nga më të diskutuarit për shkak të synimit të njoftuar ku të paktën për 200 kilometra rrugë do të ketë monitorim të plotë me kamera e radarë.

Qendra do të përpunojë të dhënat në kohë reale duke synuar kështu largimin e efektivëve të rrugores nga këto segmente.

Shkeljet që do të konstatohen nga monitorimi do të bëjnë që në kohë reale të vendoset edhe masa ndëshkimore për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit teksa do të shërbejë edhe si nxitje për të rritur sigurinë rrugore.

Por cilat janë në fakt 14 segmentet rrugorë që përbëjnë gati 200 kilometrat e parë të vendosjes së këtij sistemi monitorim?

-Autostrada Tiranë-Durrës 32 kilometra që nis nga Sheshi Shqiponja dhe përfundon tek Mbikalimi i Portit.

-Tiranë-Elbasan që nis nga TEG dhe përfundon në Bradashesh për 26.4 kilometra.

-Durrës-Plazhi i Unazës për 5.9 kilometra që nis nga Mbikalimi i Shkozetit dhe përfundon në Plepa.

-Durrës-Kavajë, autostrada e Rrogozhinës 9.81 kilometra që nis në Plepa dhe përfundon në Kavaja Veri.

-Unaza e Kavajës 7.89 kilometra që nis nga Kavaja Veri dhe përfundon në Kavajën në pjesën Jugore.

-Kavajë-Rrogozhinë që përfshin Rrgozhinë, autostradë Lushnjë 13.9 kilometra që nis në Rrogozhinë korridori i 8 dhe përfundon në pjesën veriore të Lushnjës.

-Unaza e Lushnjës 4.62 kilometra që nis nga pjesa veriore në Lushnjë dhe vazhdon në pjesën Jugore.

-Lushnje-Fier, autostrada 20 kilometra që nis nga pjesa Jugore në Lushnjë dhe mbaron në Mbrostar.

-Unaza e Fierit 21.5 kilometra që nis nga Mbrostari dhe mbaron në Levan.

-Fier-Vlorë, autostrada 24 kilometra gjatësi që nis në Levan dhe mbaron në Transballkanike.

-Vore-Ahmetaq 6.52 kilometra që nis nga Vora dhe përfundon në kryqëzimin e rrugës Ahmetaq. Qafë-Kashar-Rinas-Ahmetaq 9.59 kilometra gjatësi overpass Qaf Kashar Kryqëzimi i rrugës Ahmetaq dhe Kryqëzime dhe rampa me gjatësi 5 kilometra në këto rrugë./Monitor

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re