Në kuadër të operacionit fijet që po vijon zbatimin në Tiranë, Policia ka proceduar 7 persona.

 

 

Vizion Plus ka siguruar 4 prej 7 identiteteve, Aurel Penci, Ismet Kumarakaj, Endrit Dokle, Julian Malutaj të cilët dyshohen se kanë vendosur kamera sigurie të jashtëligjshme në ambjente publike për të vëzhguar kundërshtarët e tyre apo edhe lëvizjet e policisë.

 

 

Ndër 7 emrat është edhe Endrit Dokle, një personazh i njohur në botën e krimit.

 

 

Endrit Dokle është ish-anëtar i bandës së Durrësit por i njohur edhe për armiqësinë e tij me Ervis Martinaj, i cili sipas Nuredin Dumanit, vendosi 500 mijë euro për kokën e tij.

 

 

Operacioni policor ‘fijet’ është shtrirë në të gjithë vendin. Qindra kamera sigurie të vendosura në kundërshtim me ligjin janë çmontuar e dhjetra persona janë vënë nën hetim.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re