Skip to content

Kamerat e ‘krimit’/ Nis çmontimi edhe në Elbasan

Ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit çmontimi i kamerave të jashtëligjshme.

 

 

Paisjet dyshohet se janë vendosur nga kontigjentë të krimit për të vëzhguar lëvizjet e kundërshtarëve të tyre por edhe të policisë.

 

 

Policia ka nisur aksionin në lagjen ‘Sul Misiri’ dhe në rrugën e re të trenit ku janë çmontuar 6 kamera.

 

 

Aksioni do të vazhojë edhe në zona të tjera të qytetit ndërsa policia nuk ka bërë të ditur detajet.