Kamerat e sigurisë të zonës në lagjen “28 nëntori” në Vlorë kanë kapur një person të maskuar i cili shihet teksa i është afruar makinës së prokurorit Albert Kuliçi dhe dyshohet të ketë vendosur aty lëndën plasëse, që më pas hodhi në erë mjetin.

Burimet nga grupi hetimor i posaçëm që u ngrit menjëherë pas ngjarjes, konfirmuan për “Panorama” se pamjet e kësaj kamera sigurie mund të hedhin dritë mbi atë që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Në pamje duket një makinë e cila ka hyrë kundravajtje në rrugicën ku ndodhej parkuar makina me targë AA 583OO e prokurorit Kuliçi dhe prej saj zbret një person i maskuar.

Ai i është afruar makinës së prokurorit dhe ka hedhur sasinë e eksplozivit i cili ka shpërthyer disa sekonda më pas.

Autori duket teksa rikthehet te makina me të cilën erdhi dhe është larguar nga e njëjta rrugicë.

***Tritoli i vendosur në makinën e prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi, duke ia shkatërruar plotësisht ka lidhje vetëm me detyrën që ai mban dhe asnjë konflikt tjetër personal dhe këtë e ka konfirmuar kryetari i Gjykates Vlorë Skënder Haluci, i cili ka folur sot për mediat pas ngjarjes së rëndë.

Burimet thanë se prokurori ne fjale ka hetuar ish kryebashkiakun e Vlores Shpetim Gjika, per ceshtjen e Parkimeve ne qytetin bregdetar. Ne ate kohe, ai ka kerkuar burgosjen e Gjikes ne gjykate. Nderkohe ka edhe ceshtje te tjera ne hetim, qe lidhen me pronat ne Vlore, nje ceshtje e nxehte ne kete qytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re