Minutat për Francisco Alcorcon kanë qenë me pikatore këtë sezon, aq sa ai është temë diskutimi sa herë që trajneri Santiago Solari del në konferencë për shtyp. Megjithatë, Isco nuk e prish humorin e tij edhe duke qëndruar në stol.

Në ndeshjen kundër Espanyol ai ishte sërish në pankinë dhe kamerat e kanë fokusuar 26-vjeçarin teksa bisedon me Luca Zidane dhe zbulon arsyen se pse nuk luan titullar:

Nuk luaj sepse jam i dobët“, i thotë Isco, dhe si me ironi në stol plasin të qeshurat
Karriera e tij te Real Madrid ka ardhur në rënie që në momentin që Solari erdhi në krye të “Los Blancos. Për Iscon interes ka shfaqur Juventusi që e ndjek prej kohësh mesfushorin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re