Një plagosje me armë zjarri  ndodhi mesditën e kësaj të premteje në zonën e institutit  në Kamëz.
 
Një sherr i çastit mes dy personave përfundoi në përdorimin e armës ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur Korab Peposhi 40 vjeç nga Kukësi.
 
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se u dëgjuan 7 krisma pistolete ndërsa policia arriti të identifikojë autorin një person me inicialet A. Rushiti.
 
Në hyrje dhe dalje të Kamzës u ngritën disa postblloqe për kapjen e autorit i cili u largua në këmbë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re