Aleanca për Teatrin Kombëtar e drejtuar nga Robert dhe Edmond Budina është hedhur në sulm ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca.

Të shndërruar tashmë qartazi në instrumentë politikë, ata këtë herë kanë vendosur në shënjestrër kreun e diplomacisë europiane në Tiranë.

Ata thonë se Soreca po lobon pro kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese dhe provë për këtë thonë se kanë një njeri që punon në një biznes pranë godinës dhe se nga larg ai ka bërë zbulimin.

Përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin tha se nuk duhet të lëmë që shqiptarët të varen nga ambasadorë të huaj, të cilët vendosin fatet e vendit me lobimet e tyre’.

Më herët po i njëjti front ka sulmuar edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe ka paralajmëruar pushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

“Anëtarë të Aleancës për Teatrin, të cilët punojnë tek bizneset të godinës së Gjykatës Kushtetuese, kanë konstatuar se ditën e mbajtjes së seancës, Luigi Soreca ka bërë një takim jopublik me kreun e gjykatës në 16 qershor dhe më pas ka dalë nga dera e pasme.

Ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk e dimë përse ambasadori ka ardhur në këtë ditë seance. Kemi kërkuar të bëhet publike nëse ky takim ka pasur interes publik, kemi kërkuar që të bëhet publike se çfarë është diskutuar.

Për ne fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cenon shumë legjitimitetin e kryetares së Gjykatës dhe pavarësinë, ndërkohë që kanë kryer këtë takim pa e bërë publik për mediat.

Informacioni që ne kemi është se zoti Soreca ka ardhur për të lobuar pro kryetarit të Bashkisë, sepse mendon se do e lëmë të kalojë aq lehtë.(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re