Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter i ka përcjellë një mesazh presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për të mos bllokuar kamionët me mallra të Kosovës.

Rama shkruan se linja e gjelbërt s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, dhe se kjo luftë duhet fituar së bashku, jo duke ndihmuar armikun e pa kufi.

Rama: @avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë!

#LinjaeGjelbërt
 në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!

Vetëm me solidaritet pa kufij dhe kompasion si njerëz bashkarisht të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e do të fitojmë!

Ju lutem ngrijeni atë tra z.President, e le ta bëjmë rajonin tonë një shembull të shndritshëm të #Solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re