Skip to content

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në Kuçovë, bllokohet brenda shoferi, policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Kuçovë, në vendin e quajtur Kozare.

Policia njofton se një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke bllokuar brenda shoferin.

Kuçovë/Informacion paraprak

Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.