Skip to content

Kamioni dhe autovetura përplasin motorët në Tiranë, transportohen me urgjencë në spital dy të plagosur

motori

Dy aksidente të ndryshme ku janë përfshirë dy motorë kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Aksidenti i parë ka ndodhur në tek ‘Ura e Beshirit’ dhe bëhet me dije se një kamion ka përplasur një motor duke lënë të plagosur drejtuesin e tij.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’, ku si pasojë e përplasjes së një autoveture me një motor ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

Të dy të lënduarit janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia ndodhen ne vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:45, tek Ura e Beshirit, një mjet kamion me drejtues  shtetasin M. B., ka përplasur motorrin me drejtues shtetasin K. H., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 17:45, në rrugën “5 Maj”, mjeti me drejtues Y. D., ka përplasur motorrin me drejtues D. L., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.. 

/faxweb