Skip to content

Kamioni gjigand në Teksas vë përpara automjetet dhe i bën “petë”, regjistrohen 6 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (VIDEO)

kamioni

 

Pamjet rrëqethëse të kapura në SHBA tregojnë aksidentin zinxhir që ka ndodhur në Teksas, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.

Në video shihet se si kamioni gjigand me 18 rrota përplaset me veturat, e nga shpejtësia e madhe madje përfundon mbi ato.

Videoja është filmuar të enjten në një rrugë të mbuluar me akull e borë në Fort Worth në periferi të Dallasit, ku kamioni i FedEx përplaset me veturat.

Videoja është kapur nga ana e kundërt e rrugës, ku shihet kamioni gjigant me rimorkio që përfundon mbi veturat që ishin “grumbulluar” në një vend.

Mediat lokale raportojnë se 65 persona u dërguan me urgjencë në spital për trajtim, kurse gjashtë të tjerë kanë humbur jetën.