Një aksident masiv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnje-Fier, ku disa automjete janë përplasur mes tyre në rrethrrotullimin e Kolonjës.

Fillimisht një kamion që transportonte naftë ka goditur barrierën mbrojtëse të autostradës dhe për pasojë ka derdhur një sasi të konsiderueshme nafte në rrugë.

Prania e naftës në autostradë ka shkaktuar kaos te drejtuesit e mjeteve, të cilët janë përplasur në mes tyre por edhe me barrierat anësore të hekurta të autostradës. Si pasojë e aksidentit raportohen vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikëses Lushnjë për të larë rrugën me ujë e solucion, ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka marrë masat për disiplinimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re