Një aksident i rënë ndodhi mesditën e sotme në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”, ku një kamion u përplas me një autoambulancë, duke lënë të plagosur katër persona.

Të katërt të lënduarit në momentin e përplasjes ndodheshin në ambulancë, një pacient me probleme të shëndetit mendor, babai i tij , një infermier dhe një punonjës policie.

Paraprakisht dyshohet se kamioni i ka prerë rrugën ambulancës.

Ndërkohë, burimet nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të lënduarve është e mirë, përveç punonjësit të policisë, i cili është dëmtuar në njërën këmbë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko