Një incident i tmerrshëm që plagosi rëndë 29 nxënës të moshës 9 deri në 16 vjeç ndodhi gjatë një ngjarjeje në Kirgistan, kur një kamion nisi teposhtën e pafrenueshme, pasi drejtuesi i tij thuhet se kishte harruar të vendoste frenat e dorës.

Incideti i frikshëm u kap nga një dron.

Në video shihet kamioni, i cili përdorej nga një akulloretar, që merr para moshat e reja në event.

Sipas informacioneve, drejtuesi dhe personat që ishin përgjegjës për sigurinë e ngjarjes, kanë “ndjekur” kamionin i cili ka vazhduar rrugën e pakontrolluar për disa metra.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re