Një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gazmir Nuzi është dënuar me 10 muaj burg nga Gjykata e Old Bailey në Britaninë e Madhe pasi bënte pjesë në rrjetin e trafikut të emigrantëve.

Babai i tre fëmijëve pranoi rolin e tij në kontrabandë, por mohoi të ishte anëtar i grupit të krimit të organizuar pas udhëtimeve të shumta nga kontinenti që datojnë nga maji i vitit 2018.

Në Gjykatë u tha se shtetasi shqiptar mori nipin e tij dhe një burrë tjetër pasi ata ishin kontrabanduar në Britani në pjesën e pasme të një kamioni më 11 tetor 2019. Pritet vendimi edhe për 7 persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e kontrabandës.

Kujtojmë që shtetasit vietnamezë, të moshës midis 15 dhe 44 vjeç, u mbytën në kamion frigoriferik gjatë rrugës nga Zeebrugge në Belgjikë për në Purfleet në Essex të Britanisë në tetor 2019. Pak më pak se dy javë më vonë, 39 personat vdiqën ndërsa ndoqën të njëjtën rrugë, pasi kishin qenë në kontejner për të paktën 12 orë. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re