Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë – Durrës në Sukth.
Sipas njoftimit të policisë, një automjet tip kamion më drejtues shtetasin A. P është përplasur me një auto-veturë, ku lagështia dyshohet se është një ndër faktorët që ka ndikuar në aksident.
Si pasojë shtetasi i automjetit me iniciale T.Ç është plagosur dhe dërguar me urgjencë në spital. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:10, në aksin rrugor Tiranë + Durrës në Sukth, një automjet tip kamion me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. Ç.
Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i automjetit shtetasi T. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
