Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.

 

Shtetasi me iniciale K.F, teksa ka qenë duke drejtuar një kamion ka përplasur për vdekje 32-vjeçarin.

32-vjeçari ishte një personazh i famshëm në rrjetin social TikTok, kjo për shkak të “punës” së tij vullnetare si polic. Ai njihej gjerësisht nga përdoruesit e këtij aplikacioni të cilët herë pas herë i bënin video nga afër dhe ndanin në rrjet pjesë nga përditshmëria e tij.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re