Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.

 

Shtetasi me iniciale K.F, teksa ka qenë duke drejtuar një kamion ka përplasur për vdekje 32-vjeçarin.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re