Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, ku një kamion është përplasur me një automjet, duke lënë të plagosur dy persona.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, ku drejtuesi i kamionit, shtetasi me iniciale M. M., 55 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale D. P., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë 36-vjeçari dhe nëna e tij, shtetasja me iniciale L. P., rreth 61 vjeçe, e cila ishte pasagjere.

Dy të lënduarit mësohet se janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit, kamioni me drejtues shtetasin M. M., 55 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 36- vjeçari dhe nëna e tij shtetesja L. P., rreth 61 vjeçe (pasagjere) të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re