Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marteje në aksin rrugor Burrel – Klos.

Një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një autoveturë në fshatin Zall-Shoshaj duke shkaktuar disa të lënduar dhe një trafik deri në 3 kilometra.

Makinat është dashur të rrijnë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin aksidente pasi tre ura në rrugën nacionale janë me një sens lëvizjeje.

Mungesa e sinjalistikës së nevojshme shkakton aksidente sidomos për ata që nuk e njohin rrugën.

Pak kohë më parë  në këtë urë përpak sa nuk u shkaktua një tragjedi ku një mjet doli nga rruga për tju shmangur përplasjes duke përfunduar në humnerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re