Skip to content

Kamioni përplaset me BMW në Fier/ Plagoset një person

Aksident në aksin Fier-Patos në zonën e portëzës në Fier.

 

Mësohet se një automjet tip BMW, pas disa devijimeve në rrugë, është përplasur me një kamion që shërben për mbledhjen e mbetjeve urbane. Fatmirësisht drejtuesi i kamionit ka frenuar në kohë, duke shmangur një përplasje edhe më të fortë, ndërsa mësohet se i ka dhënë ndihmën e parë edhe drejtuesit të BMW.

 

Ky i fundit, pasi është nxjërrë nga makina, ëahtë shoqëruar për në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjeksore.  Sipas bluzave të bardha, i lënduari, edhe pse ka marrë plagë, është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e po punon për shkaqet e aksidentit ndërsa si pasojë e përplasjes në këtë aks është shkaktuar edhe trafik për disa kilometra me radhë.

 

Njoftimi i policies:

 

Fier

Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 12:45, në Portëz, shtetasi N. Y., duke drejtuar automjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip “Bmë” me drejtues shtetasin I. M., 27 vjeç, banues në Drizë.

 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe po mer mjekim në spital shtetasi I. M.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti