Skip to content

Kamioni që po drejtonte u përmbys, nxirret i gjallë pas 4 orësh përpjekje shoferi shqiptar

Një mrekulli sesi një shofer kamioni arriti t’i shpëtojë vdekjes. Orët e mbrëmjes (24 shtator) shoferi Alit Pirja pësoi një aksidenti në aksin rrugor Kozare- Belsh.

Ai humbi kontrollin e kamionit, teksa automjeti doli nga rruga dhe u përmbys.

Fillimisht u dyshua se burri kishte ndërruar jetë. Pas 4 orëve punë nga ana e forcave zjarrfikëse, të cilët janë detyruar të sharrojnë pjesë të automjetit, shoferi ka dalë i gjallë nga kamioni. Mësohet shoferi ka qenë i vetëdijshëm, në momentin kur është nxjerrë nga automjeti.

Për shkak të plagëve të marra, burri është transportuar drejt spitalit dhe është nën kujdesin e mjekëve.