Prefekti i qarkut të korccës, Dhori Spirollari i pyetur nga Vizion plus nëse po meren masa për akomodimin e refugjatëve që vijnë nga vendet me konflikt është përgjigjur se deri në këto momente zyrtarisht nga institucionet nuk ka asnjë kërkesë.

I vetmi vend akomodimi për refugjatët që kalojnë kufirin ilegalisht nga Greqia në vendin tonë është ai i ngritur në stacionin e policisë kufitare të Kapshticës.

Vend ky kalimtar, ku refugjatët i nënshtrohen procesit të pyetjes nga ana e oficerëve të policisë kufitare dhe FRONTEX. Nga ana tjetër Spirollari ka pranuar se ka kapacitete akomoduese nëse do të kërkohet institucionalisht një gjë e tillë.

Edhe dy vite më parë është folur për ngritjen e kampeve të refugjatëve në ish-repartet të juglindjes së vendit por asnjëherë nuk u vunë në funksion për akomodimin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re