Kampionati i futbollit për shkollat e mesme ka kaluar në fazën finale, ndërkohë që ndeshja e vajzave ka përfunduar, gara e djemve do të përcaktojë fituesin ditën e hënë.

Ekipi i vajzave i shkollës “Janaq Kilica”, pas fitores 4 me 1 ndaj ekipit të shkollës “Perikli Ikonomi” dhe fitores me shkollën “Numani” është shpallur fituese në kampionatin e futbollit për vajza.

Gara për djem ka tashmë dhe fazën finale. Në përballjen e parë të këtij raundi “Perikli Ikonomi” dhe “Janaq Kilica” fituan ndaj shkollës “Petro Sota” e “Rakip Kryeziu” respektivisht me rezultatin 3-1dhe 3-0 duke kaluar në gjysmëfinale, së bashku me “Numanin” dhe “Flatrat e Dijes”. Ditën e hënë do të zhvillohet dhe ndeshja finale për të shpallur fituesit mes skuadrave të: “Janaq Kilica” dhe “Numani”, të cilët fituan në gjysëm finale ndaj “Perikli Ikonomit” dhe “Flatrave të Dijes”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re