Kampionët e Botës e kanë dorëzuar trofeun që në grupe dhe kjo është kthyer në zakon që nga Franca, Kampione Bote në vitin 1998 në botërorin aziatik të 2002.
Këtë herë ishte fati i Gjermanisë, e cila pas humbjes me Meksikën riktheu shpresën me atë që bërë në ndeshjen e dytë ndaj Suedisë. Por ai fund i lumtur ndeshjeje ndaj Suedisë është kthyer në një makth ndaj Koresë së Jugut. Të dy golat korean janë shënuar në minutat shtesë dhe pas Italisë dhe Spanjës në 2002 këtë herë Korea bën ‘’kurban’’ Gjermaninë.
Ishin Kim dhe Son ata që shënuan për Korenë e Jugut që i mori edhe vendin e tretë në renditje pancerave. Te goli i parë u desh përdorimi sistemi VAR ndërsa tek goli i dytë, Son shënon me një portë të boshatisur pasi është Nojer ai që humb topin në sulm.
Ndërsa në ndeshjen tjetër është Suedia që surprizon me një fitore 3-0 surprizën e deritanishm etë grupit, Meksikën. Pas një pjese të parë pa gola në pjesën e dytë shënohen tre të tillë. Agustinson, dhe ashtu, si do tradita e këtij botërori Grankvist nga pika e bardhë dhe autogoli i Alavarez që ndryshon balancat në këtë grup që kryesohet nga Suedia dhe Meksika është e dyta./Berati.TV
Gjermani 0-2 Korea e Jugut
Shënues: Kim 90’+3’, Son 90’+6’
Suedi 3-0 Meksikë
Shënues: Agustinson 50’, Grankvist 62’(pen), Alvarez 74’(a)

