Java e 31të e Kategorisë Superiore nuk është java e festës së titullit për Skënderbeun dhe është pikërisht janë kampionët në fuqi të Kukësit që ia shtyjnë festën duke i mundur në Korçë. Por këtë javë bie në sy edhe ndalesa e Partizanit në Lushnje ku pikërisht vendasit thyejnë rekordin e tyre negativ me 12 humbje radhazi. Fundi vazhdon të mbetet një llogari e hapur me fitoren e Vllaznisë dhe barazimin dramatik mes Teutës dhe Kamzës. Ndërsa Luftëtari ia del të mbrojë edhe këtë javë vendin e tretë pas fitores me Flamurtarin.

Lushnja 1-1 Partizani

Shënues: Pepa 69’(pen)/Batha 89’

Lushnja merr pikë pas 12 javësh dhe Partizani ‘’thyen’’ rregullin e këtij fundsezoni të fitosh ndaj Lushnjes. Pjesa e parë mbyllet pa gola dhe me shumë raste të shpordëruara nga të kuqtë. Ndërsa  edyta ka gola dhe polemika pasi fillimisht Partizani pretendon një penallti pas ndërhyrjes ndaj Asanit dhe Lushnja fiton një penallti të dyshimtë. Pepa shënon dhe kalon përpara Lushnjen por një tjetër episode rëndon gjyqtarin Ziri pas një goli të anulluar për Ramadanin. Por në fund Batha shmang turpin duke shënuar golin e barazimit. Pas ndeshjes klubi i Partizanit ka patur një reagim të ashpër për gjykimin.

Luftëtari 2-1 Flamurtari

Shënues: Abazaj 1’, 34’/ Bicaj 53’

Luftëtari vazhdon të fitoj duke mbajtur gjallë ëndrrën e saj Europë dhe nën shenjën e Kristal Abazaj. Goli i parë vjen kur kronometri tregonte vetëm 40’’ sekonda duke përfituar nga një mosmarrëveshje në mbrojtjen e Flamurtarit duke shtytur topin në rrjetë. Goli i dyfishimit është spektakolar dhe vjen nga goditja standarte. Pasi ka parë këto gola, presidenti i Anderleht reagoj në rrjetet sociale duke i kërkuar të ruaj disa gola për sezonin tjetër. Ndërsa në pjesën e dytë është mbrojtësi Bicaj që shënon për të hapur ndeshjen por ky rezultat mbetet i tillë deri në fund  dhe Luftëtari shton distancën për vendin e tretë.

Vllaznia 1-0 Laçi

Shënues: Sukaj 7’(pen)

Për Vllazninë ndeshja nis me gol kur në një aksion të tijin Lika godet me parabël një top që përplaset në tranversë në kthim goditja e Likës ndalet me dorë nga Sefgjinaj. Karton i kuq për kapitenin e kurbinasve dhe penallti për shkodranët. Sukaj godet dhe shënon dhe në vazhdimësi Vllaznia e mbron këtë rezultat. Ndeshja vazhdon të mbetet e luftuar edhe pse miqtë janë me një futbollist më pak.

Teuta 3-3 Kamza

Shënues: Latif 12’, 95’, Masadu 32’/ Plaku 40’, Cukoviç 77’, Fili 90’

Ishte ndeshja më spektakolare dhe dramatike e javës me rikthime rezultati deri në fund. Teuta shënon dy gola të shpejtë me Latif e Masadu duke e menduar shumë shpejt ndeshjen të mbyllur. Në fundin e fraksionit të parë është Plaku ai që hap sfidën me golin e tij. Në të dytën është Cukoviç që barazon shifrat por dramaticiteti shtohet në fund. Është Fili në minutën e 90’ që kalon Kamzën përpara ndërsa kornet e fundit të ndeshjes edhe Moçka bën sulmuesin por topi i goditur prej tij mbetet në këmbët e Latif, i cili e shtyn në rrjetë dhe mban gjallë garën për mbjetesë.

Skënderbeu 0-1 Kukësi

Shënues: Guri 78’

Ishte ndeshja ku bardhekuqtë prisnin të shpalleshin kampion dhe të bënin hakmarrjen e vitit të shkuar ndaj Kukësit por nuk ndodh kështu. Janë verilindorët që u shtyjnë festën korçarëve duke fituar në transfertë ndaj Skënderbeut dhe tregojnë se janë skuadra më në formë e kampionatit. Ndeshja nuk është ajo që pritej por për ta zbukuruar mendon Guri që krijon perlën e tij nga një goditje standarte. Ky gol i jep fitoren kukësianëve ndërsa sulmuesi shkodran kryeson listën e golshënuesve këtë sezon në Superiore./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re