Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 68-vjeçar që u kap duke kultivuar 120 bimë kanabis. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjet municion luftarak, 1 automati, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore dhe 13 ndezës të unifikuar.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re