Mijraë rrënjë kanabisativa janë gjetur e janë sekuestruar nga policia e Fierit mesditen e kesaj te merkure.

 

Sasia e bimëve narkotike e dyshuar si kanabis sativa u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.

Sasia e bimëve narkotike u zbulua në parcela në fund të fshatit Mujalli pranë shtratit të lumit Seman.

Në vendgjarje janë forca të shumta policie që po kryejnë shkuljen e tyre dhe numërimin.

Ende nuk dihet emri i pronarit të parcelës apo numri i saktë i bimëve narkotike të mbjella sikurse nuk dihet as nëse ka person të ndaluar deri në këto momente.

 

Sasia e bimëve e narkotike ishte mbjellë brenda një parcele misri ndersa operacioni policor vazhdon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re