Skip to content

Kanabis në BMW, pranga 4 të rinjve në Korçë

Katër shtetas janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” nga policia e Korcës.

 

Te arrestuarit janë:

 

Marius Avdi, 24 vjeç,

 

Bledi Avdi, 27 vjeç, të dy banues në Pojan.

 

Denis Xhika, 29 vjeç,

 

Lazjan Çifligu, 25 vjeç, të dy banues në Korçë.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Kolonjës” gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit tip “BMË” me targë AA 469 EF, me drejtues shtetasin Marius Avdi dhe pasagjer shtetasin Bledi Avdi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë  e provës materiale 1 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

 

Nga hetimet e kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje.