Të tjera arrestime priten pas zbulimit të 650 kilogramëve droge në Tepelenë mbrëmjen e së martës. Policia lokale po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik.
 
Uniformat blu ende nuk kanë informacion kush janë porositësit e kanabisit, ndërsa dyshohet se destinacioni i lendes narkotike ishte Greqia. Sasia e madhe e hashashit u gjet ne Fushe-Dukaj, një vend që ndodhet vetëm pak kilometra larg  Memaliajt. Ajo ishte fshehur në shtëpinë e Delo Kordhës.
 
Ai u arrestua së bashku me të birin, Zeman Kordha, ndërsa djali tjetër u shpall në kërkim. Sipas uniformave blu, një pjesë e hashashit ishte presuar dhe sasia tjetër po behej gati per ambalazhim me qellim trafikimin. Policia dyshon se lënda narkotike mund te jete e dy viteve me pare.
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re