Parcela me kanabis brenda territorit të repartit ushtarak në Zall Herr u zbulua falë bashkepunimit të Policisë së Shtetit me atë Ushtarake.

 

Këtë përgjigje dha ministri i Brendshëm Taulant Balla kur u pyet nga gazetarët për rastin që u godit dy ditë më parë. Ushtarakët e arrestuar dhe ata të proceduar penalisht në gjendje të lirë dyshohet se lejuan kultivimin e 120 rrënjëve kanabis sativa.

 

Ndërkohë bëhet me dije se po verifikohen edhe drejtuesit e lartë të repartit për të parë nëse kanë pasur ose jo dijeni për aktivitetin kriminal.

 

Bimët që kishin arritur lartësinë mbi një gjysmë metër dyshohet se ishin kultivuar afro dy muaj më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re