Në Toronto të Kanadasë 5 persona kanë mbetur të plagosur kur një automjet ka hapur zjarr ndaj atyre që po dilnin nga falja e taravisë.
Zëdhënësi i policisë së Torontos, David Rydzik, tha se incidenti ndodhi në Xhaminë Ebubekir-i Sıddık në Scarborough.
Rydzik ka deklaruar se 5 persona të cilët po largoheshin nga namazi i teravisë të shtunën rreth orës 01.00 me orën lokale janë lënduar nga një sulm i armatosur nga një person apo persona në një automjet kalimtar dhe ka thënë se nuk ka informacione që të lënduarit të jenë përfshirë në ndonjë incident që do të shkaktonte armiqësi.
Ai tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, tre prej tyre kanë dalë nga spitali dhe dy prej tyre janë ende në trajtim.
Nadeem Sheikh, Anëtar i Bordit të Shoqatës Myslimane në Scarborough, së cilës i përket Xhamia Ebubekir-i Sıddık, ku ndodhi ngjarja, tha: “Jam shumë i trishtuar dhe i shqetësuar. 5 vëllezërit tanë u qëlluan këtë mëngjes. Ne duam që sulmuesit të gjenden dhe të nxirren para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur.”
Burimi: TRT SHQIP
