Një raport ekspertësh dokumentoi se një i burgosur musliman i quajtur Suleiman Faqiri, një 30-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, vdiq në një burg në Kanada si pasojë e rrahjes nga rojet e burgut.

Familja e Suleiman Faqir-it ka marrë një hap të rëndësishëm në luftën juridike për të afërmin e tyre i cili vdiq më 15 dhjetor të vitit 2016 në burgun Lindsay të provincës Ontario.

Duke hetuar shkakun e vdekjes së Faqir-it, shefi i Shërbimit të Patologjisë së Institutit Forenzik në Ontario, Dr. Michael Pollanen, paraqiti raportin e tij në gjykatë pas analizave të tij.

Dr. Pollanen për Faqiri-n, i cili vdiq në burg teksa ishte i lidhur me zinxhirë në dysheme i spërkatur me spraj piperi dhe me fytyrë të mbuluar, sqaroi shkakun zyrtar të vdekjes.

“Ai kishte zgjerim të zemrës dhe ishte lënë në pozicionin me kokë poshtë. Suleiman Fakiri pësoi trauma të rënda dhe dëmtime të shumta të muskujve dhe lëkurës të shkaktuara nga goditjet e oficerëve korrektues që goditën ose përplasën trupin e tij në tokë ose në objekte të palëvizshme gjatë një përleshje të ashpër me oficerët”, shpjegoi Dr. Pollanen.

Pasi familja Faqiri ngriti një padi pas vdekjes së djalit të tyre, dy hetimet penale të kryera nga policia lokale dhe shtetërore nuk rezultuan në ngritjen e akuzave kundër gjashtë rojeve të përfshira në incident.

Në lajmin e CBC-së mbi këtë temë thuhet se avokatët e familjes thanë se çështja u dërgua përsëri në Policinë Provinciale të Ontario-s, që do të thotë se akuzat penale kundër 6 rojeve po sillen përsëri në tryezë.

Vëllai i Suleiman Faqir-it, Jusuf, për CBC tha se, “Ajo që bën ky raport në mënyrë efektive është ajo që duhej të ishte bërë pesë vjet më parë. Ne i bëjmë thirrje Policisë Provinciale të Ontario-s të bëjë punën e saj. Na dëshmoni se sistemi nuk mbron zyrtarët e zbatimit të ligjit kur ata shkelin ligjin”.

Suleiman Faqiri, i cili erdhi me familjen e tij në Kanada nga Afganistani në vitin 1993, u diagnostikua me skizofreni pas një aksidenti trafiku në vitin e tij të parë në Universitetin e Waterloo dhe nuk mund ta vazhdonte shkollimin e tij.

Faqiri, i cili u arrestua nga Policia e Qarkut Durham në qytetin e Ajax më 4 dhjetor të vitit 2016, për gjoja goditjen e fqinjit të tij me një “armë të mprehtë”, vdiq 11 ditë më vonë në burg në vend se të dërgohet në spital.

Padia prej 14,3 milionë dollarësh e ngritur nga familja Faqiri kundër Departamentit të Sigurisë dhe Shërbimeve Korrektuese në Komunitet, administratës së burgut dhe rojeve në Gjykatën Superiore të Drejtësisë në Ontario është ende në pritje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re