Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly tha se vendi i saj mbështet të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme palestineze thuhet se ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki dhe ministrja kanadeze Joly zhvilluan një bisedë telefonike.

Me këtë rast, Joly shprehu gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet diplomatike për krijimin e kushteve të favorshme për rifillimin e negociatave dhe arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete që synon zgjidhjen e çështjes izraelito-palestineze.

Ajo shtoi se në këtë kuptim, Kanadaja mbështet të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje.

Al-Maliki tha se përshëndet përpjekjet e ministres kanadeze për të luajtur rol pozitiv në rajon dhe i bëri thirrje Joly-t të vizitojë Palestinën sa më shpejt të jetë e mundur.

Ministri palestinez i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Kanadasë, që të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Izraelin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re