Pas ndërprerjes së ndihmës amerikane, Kanadaja ka vendosur që do të ndihmojë palestinezët në Gaza, Liban, Jordani dhe Bregun Perëndimor me 62.5 milionë dollarë.

Ministri i Kanadasë për Zhvillimin Ndërkombëtar, Marie-Claude Bibeau tha se refugjatët palestinezë përballen me probleme të mëdha si papunësia dhe mungesa e ushqimit.

Ai beson se Kanadaja pom mbështet stabilitetin në rajon duke ndihmuar në përmbushjen e nevojave humanitare palestineze.

Ministri kanadez ka konfirmuar se nëpërmjet Agjencisë së Ndihmës dhe Punësimit të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e Palestinës (UNRWA), ajo do të ofrojë ndihmë prej 50 milion dollarë në dy vjet.

Nga kjo sasi, fëmijëve palestinezë do t’u ndahen 12.5 milionë dollarë. Bibeau thotë se ndihma e Kanadasë do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së miliona refugjatëve palestinezë dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

Kjo do të ndihmojë, ndër të tjera, për të edukuar qindra mijëra fëmijë, për të edukuar mësuesit dhe për të mbështetur klinikat shëndetësore.

Sipas të dhënave më të fundit, Kanadaja ka ndihmuar me 172.5 milionë dollarë që nga viti 2016 deri më tani.

Kohët e fundit, administrata Trump është tërhequr hap pas hapi nga ndihma ndaj palestinëzeve, si dhe një lloj presioni e ndëshkimi bashkë, për mosnjohjen e Izraelit dhe mospranimin e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re