Kanali i Suezit, i cili lidh Mesdheun me Detin e Kuq, është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë.

I hapur më shumë se 154 vjet më parë, Kanali i Suezit është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në ekonominë egjiptiane dhe rreth 12 për qind e tregtisë globale kryhet nëpërmjet tij.

Është hapur më 17 nëntor 1869, kur Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Osmane dhe sot kanali 193 kilometra i gjatë ndodhet brenda kufijve të Egjiptit.

Është ndër kanalet ujore më mbresëlënëse, por edhe më të ngarkuara në botë, të ndërtuara nga puna njerëzore.

Kohët e fundit, trafiku përmes kanalit është reduktuar ndjeshëm për shkak të sulmeve nga lëvizja jemenase Houthi mbi anijet tregtare që lundrojnë nëpër Detin e Kuq.

Këto sulme u nisën në përgjigje të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Kompanitë po devijojnë anijet tregtare nëpërmjet rrugës së Kepit të Shpresës së Mirë për të shmangur hyrjen në Detin e Kuq, duke i shtuar 10-14 ditë udhëtimit dhe anijet mbulojnë rreth 4,000 milje detare (6,500 kilometra) më shumë se kur udhëtojnë përmes rrugës së Kanalit të Suezit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re