Skip to content

Kancelari gjerman: Anëtarësimi i Finlandës është një përfitim për NATO-n

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka uruar Finlandën për anëtarësimin në NATO, duke theksuar se anëtarësimi i saj do ta bëjë aleancën më të fortë.

“Finlanda tani është një anëtare e NATO-s. Ky është një lajm i mirë dhe një përfitim për sigurinë transatlantike”, shkroi Scholz në twitter, duke riafirmuar mbështetjen e qeverisë së tij për aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, e përshkroi anëtarësimin e Finlandës si një ditë historike për NATO-n.

“Aderimi na sjell dobi të gjithëve, duke e bërë Finlandën më të sigurt dhe NATO-në më të fortë. Me flamurin finlandez tani në shtizën e selisë së NATO-s, ne jemi gati që flamuri suedez të jetë i radhës. Suedia mund të mbështetet tek ne”, shkroi Annalena në twitter.

Sot, Finlanda u bë zyrtarisht anëtarja e 31-të e NATO-s në një ceremoni të mbajtur në selinë e aleancës në Bruksel.

Pasi filloi lufta Rusi-Ukrainë në muajin shkurt të vitit të kaluar, Finlanda aplikoi për anëtarësim në NATO, duke braktisur mos angazhimin e saj ushtarak prej dekadash,

Me pranimin e Finlandës, gjatësia e kufirit të NATO-s me Rusinë pothuajse është dyfishuar.
Burimi: AA