Korab Blakaj – Vienë

Shumë nga ish profesorêt e mij universitar nuk kanë dalur ende nga lëvozhga e ish-sistemit, ku meritën dhe fajin e individit e merrnin apo e vuanin pjestarë të familjës, organizatës ose kombit! Ish sistemi dënonte babën, vëllaun, gruan, fëmijët, farefisin. Ish sistemi bënte me faj, linçonte publikisht dhe të damkoste në shoqëri si fis, si farefis! Ish sistemi të hidhej në grykë siç po hidhën këta harambashë provincialë, merita më e madhe e të cilëve është shpalosja hapur e pamjes së pakurrizorit, servilit, butakut! Njëri nga themelet nga ngre krye kështjella e shtetit ligjor është parimi: individi në çendër. Duke qenë kështu shteti ligjor kërkon përgjegjësi individuale.Për krimin e bërë nuk i dënohen farefisi, nuk i linqohën e leçitën, e aq më pak nuk i identifikohët kombi! Në Vjenë për ne ndodhi tragjedi kombëtare.Mes të vrarëve u gjendën dy „shqiptarë“, lindur e rritur në Vjenë. Si të rinj kanë mundur të njihen mes vete. Por ata të dy fatkeq janë shëmbulli më i mirë ku shpërfaqët ndikimi i „habitatit „ të tyre. Ata nuk ishin produkt i racës e as i kombit, por i ambienteve në të cilat janë rritur. Mes të tjerëve patëm edhe ne policët „tanë“, të cilët prapë nuk janë produkt i kombit, por janê produkt i shtetit dhe shoqërisë austriake, i kësaj shoqërie, që bën kancelar një 30 vjeqar, i cili deklaron që s’po ndodh përplasje mes krishterimit dhe islamit, as mes austriakëve dhe emigrantëve, por mes shumicës absolute të njerëzve që duan paqën dhe një pakice që duan luftë! Kancelari i shtetit ku jetoj unë nuk më bëri më gisht, nuk më linqoi, nuk më bëri të ndihem fajtor për krimin e dikuj tjetër.Pse? Sepse beson në vlerat e shtetit ligjor. Fajtori ka emër. Nuk është komb shqiptar, nuk është as fe islame! Kur u ther me thikë ministresha e punëve të jashtme të Suedisë nga një SERB,nuk pamë as nuk lexuam askund ndjenjë kolektive faji,as nacionale serbe as fetare ortodokse.Fajtori kishte emer! Tash, gjykojeni vet nivelin e profesorëve tanë universitarë dhe „ opinionbërës „ kur deklarojnë; jemi rreshtuar me bangladeshasit, çeçenët, afganët…., thuase krimi i një përsoni na bën me faj e na rreshton si shoqëri në grupin e terrorizmit, ose; prisni , skeni parë asgjë akoma! Kombi shqiptar e ka rreshtuar vetën në rrugën e lirisë, tolerancës e zhvillimit. Mërgata e kombit shqiptar nuAustri, me 140 mijë pjestarët e saj është krenari kombtare. Pjestarët e saj bashkëndërtojnë shtetin, paguajnë taksa e sherbime dhe i përgjigjën dëtyrave shoqërore.Mjekë, inzhinierë, artistë, poetë, studentë, profesorë, juristë, ekonomistë, poliglotë, shkrimtarë, biznesmenë, ndertimtarë punëtorë e të tjerë janë dhe do të jenë rreshtimi! Çfarë pritët nga këta pakurrizor që deklarojnë kështu?Mos vallë po mendojnë që pêr krimin individual duhët të bëjmë KATHARSIS si komb? Jo jo.

Profesorët tanë le të bëjnë KATHARSIS për vete, sepse Zoti u pati krijuar një kurriz sa për tu drejtuar kohë pas kohe, por prej që janë përkulur për të marrë shpërblimet e klaneve të shthurura politike, u ka ngelur edhe huna pick mes dërrasash të kalbura! Ne e dënojmë krimin! Thjeshtë!

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re