Kancelari austriak Sebastian Kurz i ka nisur një mesazh Ramës pas fitores së zgjedhjeve të së dielës, duke i hapur rrugë mandatit të tretë qeverisës së socialistëve.
Kurz shprehet se pret që të forcohen marrëdhëniet mes dy vendeve tona, dhe shton se forcat politike në Shqipëri duhet të bëhen bashkë për të luftuar pandeminë, dhe për prespektivën e integrimit për në BE.
“Urime Edi Rama mbi fitoren e zgjedhjeve parlamentare përsëri. Austria pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë e COVID19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE, për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, shkruan Kurz.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
