Kryetarja e Lidhjes Demokratike te Gruas, Albana Vokshi zhvilloi paraditen e sotme një takim për forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe në politikë.

Referuar Tetorit i njohur në të gjithë botën si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, ajo kishte një akuzë për qeverinë dhe një apel për vajzat e gratë shqiptare.

“Numri i grave të prekura me kancerin e gjirit pothuajse është dyfishuar. Për shkak të pandemisë, politikave të gabuara që mori qeveria, shumë zonjave dhe grave iu mohua e drejta për kontroll periodik. Ishte e pamundur të dilje nga shtëpia. Shumë spitale u kthyen në COVID.

Mohimi i së drejtës për shërbim shëndetësor ishte një nga shkaqet që çuan në rritjen e numrit të grave të prekura dhe që humbën jetën gjatë pandemisë.

Mesazhi im sot është; “ju lutem kontrollohuni, bëni testet, kontrolli shpëton jetë” tha Vokshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re