Kanceri i mushkërive është kanceri më i zakonshëm që shihet si shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri në mbarë botën. Rreth 1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit. Sa herë që mendojmë për kancerin e mushkërive, gjithmonë mendojmë për shkakun më të shpeshtë që është ‘pirja e duhanit’.
Por kanceri i mushkërive mund të ndodhë edhe tek njerëzit që kurrë nuk kanë pirë duhan. Sipas literaturës, 15% e pacientëve të diagnostikuar me kancer të mushkërive nuk kanë histori të përdorimit të duhanit.
Në fakt, kanceri i mushkërive në jo-duhanpirësit konsiderohet shkaku i 6 ose 7 më i zakonshëm i vdekjeve të kancerit në Shtetet e Bashkuara. Në vendin tonë, megjithëse nuk kemi të dhëna të tilla, në vitet e fundit diagnostikohet një numër i madh pacientësh në të cilët nuk ka një histori të tillë të pirjes së duhanit.
Ekspozimi ndaj pirjes së duhanit apo ajo që njihet si duhanpirja pasive, ekspozimi ndaj asbestit, ndotjes së ajrit si në natyrë ashtu edhe në brendësi, ekspozimi ndaj gazit radonit, shkarkimeve të naftës dhe predispozicion gjenetik janë edhe arsye të tjera të shfaqjes së kancerit të mushkërive, edhe nëse nuk jeni duhanpirës. io

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re