Skip to content

Kanceri i pankreasit, humbja peshës redukton rrezikun

Simptomat e kancerit të pankreasit përfshijnë dhimbjen e stomakut dhe shpinës, të vjellat dhe mpiksjen e gjakut.

Personat me diabet të tipit 2 rrezikohen më shumë nga krijimi i gjendjes për shkak të simptomave të tyre.

Simptomat e kancerit të pankreasit mund të shfaqen vetëm kur gjendja është e avancuar, duke e bërë gjendjen më të vështirë për t’u trajtuar, transmeton KosovaPress.

Aktualisht, ky kancer është vrasësi i pestë në Britani të Madhe, për të cilin normat e mbijetesës nuk janë përmirësuar që nga viti 1970.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, më pak se 7 për qind e njerëzve të diagnostikuar me gjendjen pritet të jetojnë për pesë vjet.

Njerëzit me diabet të tipit 2 kanë dyfishin e rrezikut të zhvillimit të gjendjes, edhe pse kjo ende përfaqëson vetëm dy për qind të njerëzve me këtë gjendje.

Ju mund të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të kancerit të pankreasit, nëse keni ose nuk keni diabet të tipit 2, duke mbajtur një peshë të shëndetshme.

Megjithëse nuk është krijuar një marrëdhënie shkak-pasojë, insulina hormonale është e përfshirë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në ruajtjen e qelizave.

Niveli i saj te diabetët është shumë më i lartë, gjë që mund të inkurajojë rritjen e kancerit, duke i vënë diabetët e tipit 2 në rrezik më të madh.

Sidoqoftë, rreziku nga zhvillimi i kancerit të pankreasit nepse jeni me diabet është shumë i ulët. Vetëm dy për qind e njerëzve me diabet tip 2 kanë gjasa të preken nga gjendja.

Ju mund të ulni rrezikun duke vendosur diabetin nën kontroll dhe duke pasur një jetesë më të shëndetshme.

Më e rëndësishme për njerëzit me diabet është që ata të mos bëjnë panik, thotë instituti britanik për kërkime të kancerit.

“Dikush që është i prekur me diabet, nuk do të thotë se do të preket edhe nga kanceri i pankreasit”, thuhet në ueb faqen e këtij instituti.

.